zjarret jane rreziku me i madh qe i kanoset pyjeve

Për parandalimin dhe zbulimin në kohë të rreziqeve nga zjarret në pyje e kullota, si dhe për shuarjen e tyre, drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor kryejnë këto detyra:
a) Hartojnë planet e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, në pronësi e në administrim të qeverisjes qendrore, në përputhje me planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, të miratuar nga ministri përgjegjës, dhe me udhëzimet e Drejtorisë së Emergjencave Civile. Në këto plane të jepen në mënyrë të hollësishme masat e veprimet e domosdoshme për parandalimin e rreziqeve nga zjarri, veprimet për zbulimin e shuarjen e zjarreve dhe për rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarri.
b) Organizojnë sistemin e vrojtim-sinjalizimit, i cili funksionon gjatë gjithë vitit në shkallë të ndryshme gatishmërie, në varësi të sezonit të zjarreve.
c) Organizojnë, për shuarjen e zjarreve dhe eliminimin e pasojave të tyre, njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ), me 5-15 vullnetarë, të cilët veprojnë gjatë periudhës 1 maj-15 tetor, për pyjet në pronësi të qeverisjes qendrore.
ç) Planifikojnë pajisjen, shpërndarjen dhe përdorimin efektiv të burimeve njerëzore e të materialeve që kanë në dispozicion.
d) Drejtojnë fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rrezikun e zjarreve dhe mbrojtjen nga zjarri.
dh) Në bashkëpunim me strukturat e Policisë Pyjore dhe të emergjencave civile, organizojnë trajnimin dhe kualifikimin e punonjësve të NJVSHZ-ve, për shuarjen e zjarreve.
2. Kërkesat e pikës 1 të këtij vendimi janë të detyrueshme edhe për njësitë e qeverisjes vendore për pyjet e kullotat komunale në pronësi/përdorim të tyre, pyjet e kullotat private, si dhe për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fondin pyjor e kullosor publik, të cilat përballohen me shpenzimet e tyre.
3. Prefekti miraton planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor e kullosor kombëtar, për të gjitha format e pronësisë dhe/ose të përdorimit për qarkun, duke marrë më parë vlerësimin e Policisë Pyjore të rrethit në rajonin përkatës.
4. Për fikjen e zjarreve në pyje e kullota krijohen njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) që funksionojnë në kuadër të shërbimit vullnetar të emergjencave civile.
5. Për parandalimin e zjarreve, inspektorët e Policisë Pyjore kryejnë veprimet e mëposhtme:
a) Ndalojnë në largësi 200-300 metra ndezjen e zjarreve në pyje e kullota ose jashtë tyre, që rrezikon djegien e pyllit ose të kullotës;
b) Ndalojnë tymosjen e bletëve në pyje e kullota, përveçse kur ky veprim kryhet me mjete që kanë pajisje të posaçme dhe kapak plotësisht të mbyllur;

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s